Kryeziu për RTV21 tregon cilat marrëveshje do të nënshkruhen nesër në samitin e Berlinit

Lajm i përditësuar

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se më 3 nëntor në kuadër të samitit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor përveç nënshkrimit të 3 marrëveshjeve pritet që të ketë edhe diskutime tjera.
Kryeziu në një intervistë për “21Drejtpërdrejt” në RTV21 nuk përjashtoi edhe diskutime lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
“Përveç samitit mbase do të ketë hapësirë dhe mundësi që brenda marxhinave të samitit të ketë edhe diskutime të trjera por që përfshinë mbase edhe raportin biletaral të Kosovës dhe Gjermanisë temë për të cilën jemi jashtëzakonisht të interesuar”, tha ai.
 
Kryeziu për RTV21 tregon cilat marrëveshje do të nënshkruhen nesër në samitin e Berlinit
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se më 3 nëntor në kuadër të samitit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor në Gjermani pritet të nënshkruhen tri marrëveshje.
Kryeziu në një intervistë për “21Drejtpërdrejt” në RTV21 bëri të ditur se marrëveshjet kanë të bëjnë me “lëvizjen e lirë me ID kartela, njohjen e institucioneve të arsimit të lartë si dhe kualifikimin profesional të tri profesioneve atë të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve”.
“Pas gati dy vjetësh negociata në nivel të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor kanjë pajtueshmëri për 3 marrëveshje të reja në kuadër të Procesit të Berlinit dhe tregut të përbashkët rajonal. Marrëveshje të cilat pritet të nënshkruhen nesër kanë për qëllim rritjen e mobilitetit ndërmjet 6 vendeve të Ballkanit përëndimor. Ato përfshijnë: lëvizjen e lirë me ID kartëela, njohjen e institucioneve të arsimit të lartë si dhe kualifikimin profesional të tri profesioneve atë të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve”, ka thënë ai.

Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, sonte ka udhëtuar për në kryeqytetin e Gjermanisë për të marrë pjesë në Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet më 3 nëntor në kuadër të Procesit të Berlinit.​/21Media

Back to top button