Tela gjëmborë përgjatë kufirit të Polonisë me enklavën e Kaliningradit

Ushtarët polakë kanë vendosur, të mërkurën, tela gjëmborë përgjatë kufirit të Polonisë me enklavën e Kaliningradit, pasi qeveria urdhëroi ndërtimin e një pengese për të parandaluar atë që ajo frikësohet se mund të shndërrohej në një krizë tjetër migracioni.
Ministri polak i Mbrojtjes Mariush Blascak tha se një vendim i fundit i autoritetit rus të aviacionit për të nisur fluturimet nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut në Kaliningrad e shtyu atë të ndërmerrte hapin, i cili sipas tij do të forconte sigurinë e Polonisë. Blascak tha se barriera përgjatë kufirit 210 kilometra do të përbëhet nga tre rreshta tela gjëmborë që do të jenë 2.5 metra të larta dhe tre metra të gjera dhe me një sistem monitorimi elektronik dhe kamera.
Enklava e Kaliningradit, me një popullsi prej rreth 1 milion, është pjesa veriore e asaj që dikur ishte territori gjerman i Prusisë Lindore dhe u bë pjesë e Bashkimit Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore./21Media

Back to top button