Kryeziu: Vendimi i qeverisë për pronat e Manastirit të Deçanit i drejtë

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, profesori universitar, Kadri Kryeziu, vlerëson se vendimi i sotëm i qeverisë që Manastirit të Deçanit t’i jepen tokat sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është i drejtë.

Ai për rtv21 tha se pas këtij vendimi të qeverisë, organet komunale të Deçanit kanë për detyrë që përmes Agjencisë Kadastrale t’ia bartin pronën prej 24 hektarësh tokë dhe pyll Manastirit të Deçanit.

“Vendimi është i drejtë dhe i detyrueshëm. . këto situata nuk janë të këndshme, nuk jemi të lumtur por si shtet juridik duhet t’i kapërdijmë këto për interes më të madh publik dhe kombëtar…Ka ardhur momenti kur qeveria e ka që nuk mund të iu ikë këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare sepse me marrëveshjet ndërkombëtare merren shtetet e fuqishme si SHBA- Gjermania etj. Pas këtij vendimi të qeverisë janë organet kompetente komunale të cilat kanë për detyrë me bartë pronën përmes Agjencisë Kadastrale me bartë pronën tek Manastiri i Deçanit” tha Kryeziu për RTV21./RTV21/21Media.

Back to top button