Tërmet në Kosovë, ndjehet më shumë në Pejë

Kosova është goditur nga një tërmet me mangintudë 2.5 shkallë të Rihterit, sot rreth orës 13:12.

Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, i cili shtoi se tërmeti u ndie dukshëm në Regjionin e Pejës.

“Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 13/03 /2024 n’ora 13:12 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga nje tërmet me magnitude 2.5 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III -IV ballë të Merkalit. Thellësia hipoqendrore ishte 4 km. Epiqendra e këtij tërmeti ishte ne Veri Lindje te Pejës, 5km në perëndim të Radacit. Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Regjionit të Pejës”, tha Musafa./21Media

Back to top button