Kryhet një operacion i rrallë në klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK

 
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(ShSKUK) ka njoftuar se një operacion i rrallë është kryer në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, ekipi operator, i përbërë nga mjekë kirurgë, anesteziologë dhe instrumentarë, i hoqën pacientit një tumor të përmasave 36 cm x 25 cm, me peshë 3.5 kilogramë, në kavitetin torakal majtas, që infiltronte diafragmën dhe mushkërinë e majtë.
Bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e pacientit është stabile dhe pritet të lirohet shumë shpejt në shtëpi./21Media

Back to top button