Kryqi i Kuq ende s’mund të hyjë në Mariupol

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq informoi se ekipet e tij nuk kanë mundur sërish të arrijnë në qytetin e Mariupolit për të organizuar evakuime të hënën.

Grupi është përpjekur pa sukses për ditë të tëra për të hyrë në qytetin e rrethuar për të shoqëruar autobusët e ngarkuar me civilë në territorin e kontrolluar nga qeveria, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Dhjetëra mijëra njerëz janë ende të bllokuar me qasje të pakët në ushqim, ujë dhe energji elektrike pas javësh të bombardimeve të rënda ruse./21Media

Back to top button