Kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë, ish-zëdhënësi i KFOR-it: NATO s’do ta lejojë kurrë

Ish-zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso ka thënë se Serbia mund të t’i kryejë vetëm 4 funksione sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Në një postim në twitter, Grasso tha se asnjëra nga funksionet që mund t’i kryejë Serbia nuk janë në përputhje me situatën aktuale dhe qëllimin e Vuçiqit.
“Sipas Rezolutës 1244, personeli serb mund të lejohet të kryejë VETËM 4 funksione dhe ASNJË prej tyre nuk është në përputhje me situatën aktuale dhe qëllimin e z. Aleksandar Vuçiq, i cili e di mirë se NATO dhe KFOR-i nuk do ta autorizojë kurrë këtë!”, ka shkruar Grasso në Twitter.

Grasso këtë e bëri duke i replikuar gazetarit kosovar, i cili kujtoi një moment nga viti 1999, kur komandanti gjerman, Helmut Harff i kishte dhënë ultimatum oficerit serb që për 30 minuta të largohen nga Kosova./21Media

Back to top button