Rastet korruptive, Haxhiu: Kosova ka shënuar ulje

Kosova ka shënuar ulje të rasteve korruptive, sipas Rrjetit Rajonal për AntiKorrupsion (SELDI), kështu ka deklaruar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Haxhiu ka shkruar se sipas statistikave, për dallim nga Kosova, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë shënuar rritje.

Këto rezultate, Haxhiu i quajti pozitive, duke shtuar se rënia e korrupsionit në Kosovë po pasqyrohet edhe në raportet vendore, rajonale e ndërkombëtare.

“Rezultatet pozitive lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit po vazhdojnë të pasqyrohen edhe më tej në raporte vendore, rajonale e ndërkombëtare. Së fundmi, sipas Rrjetit Rajonal për Anti-Korrupsion SELDI është raportuar se Republika e Kosovës është i vetmi vend me rënie të rasteve korruptive, ndërkohë që për 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është shënuar rritje e tyre”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./21Media
Back to top button