Ku do të aplikojnë studentët për shtesat prej 100 eurosh?

Funksionalizimi i platformës ku studentët do të mund të aplikojnë për shtesat prej 100 eurosh, do të ndodh shumë shpejt.
Këtë e ka bërë të ditur për rtv21.tv Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.
Kryeziu ka thënë se aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova.
“Jemi afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesën prej 100 euro për studentë. Ditëve në vijim do të dalim me njoftim dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit. Aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova”, ka thënë Kryeziu.
Kujtojmë se më 12 prill, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të gjitha kategorive të pensionistëve, punëtorëve të sektorit publik e privat, si dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro shesë në muajin prill.
Sipas kryeministrit, nga kjo ndihmë do të përfitojnë 800 mijë qytetarë të Kosovës./21Media

Back to top button