Kuba fillon vaksinimin antiCOVID të fëmijëve dy vjeç

Qeveria e Kubës ka filluar vaksinimin anti COVID-19 e fëmijëve të moshës dy vjeçare në përpjekje për t`i kthyer fëmijët në klasa, raporton CNN.
Përderisa shtetet tjera kanë thënë se eventualisht do të vaksinojnë fëmijët, Kuba besohet të jetë e para që ka vaksinuar të vegjlit. Në shtator u deklarua se vaksinat e tyre vendore ishin të sigurta për fëmijët.
Gjatë pandemisë, pjesëmarrja fizike nëpër shkolla ishte suspenduar në ishull. Në vend se të shkonin në shkollë, fëmijët shikonin programe edukuese në televizion për orë të tëra çdo ditë. Interneti nëpër shtëpi mbetet të jetë gjë e rrallë në kombin e drejtuar nga komunistët.
Deri më sot sipas Ministrisë së Shëndetësisë ne Kubë, rreth katër milionë persona janë vaksinuar plotësisht. Qeveria nuk ka njoftuar se sa fëmijë janë vaksinuar mirëpo kanë thënë se një kampanjë e vaksinimit pedriatik, filloi këtë javë në provincën e CIenfuegos, ku sistemi i kujdesit shëndetësor është përballur me mungesa të tmerrshme, me një rritje të madhe të rasteve të reja dhe vdekjeve.
Qeveria e kubaneze shpreson që të arrijë vaksinimin e rreth 90% e popullsisë nga 11.2 milionë persona para se të hapin kufijtë ndërkombëtar në mesin e nëntorit.
“Me rritjen e rasteve të reja pozitive me COVID-19 të fëmijëve, është e nevojshme që familja të mbrojë veten më shumë. Kështu që ne po mbrojmë fëmijët dhe adoleshentët tanë”, ka thënë epidemiologu kryesor i ishullit Dr. Francisco Duran Garcia./Kallxo

Back to top button