Kuçi: Kërkuam nga “Dardafon” t’i zhbllokojë llogaritë bankare të Telekomit

 

Lidhur me gjendjen në Telekom pas bllokimit llogarive bankare, ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka raportuar në Komisionin parlamentar për Ekonomi .

Ai tha se pas një takimi që kanë pasur sot ndërmjet Qeverisë, Telekomit dhe Dardafon, kanë kërkuar nga Dardafon për një marrëveshje që të paktën deri më 1 tetor t’i zhbllokojë llogaritë bankare.

“Marrëveshje s’kemi arritur. ‘Dardafon’ nuk ka dhënë deri tash këtë mundësi që ta bëjë zhbllokimin e llogarive bankare deri më 1 tetor, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje nëse është e mundshme. Andaj, po e presim këtë përgjigje ende nga ‘Dardafon LL.C’”, theksoi Kuçi.

Back to top button