“Kufijtë e Kosovës janë shënjuar me humbjen e mijëra të pafajshmëve”

 

Ushtruesja në detyrë e presidentes, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj emisarit special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, që shkaktoi polemika me një hartë në zyrë, e në të cilën Kosova dukej brenda territorit të Serbisë.

Në një shkrim në Twitter, Osmani ka shkruar se kufijtë e Kosovës u shënuan me humbjen e mijëra jetëve të pafajshme nga regjimi gjenocid i Serbisë, dhe nuk mund të ketë neutralitet ndaj kësaj të vërtete.

“Republika e Kosovës është dhe gjithmonë do të jetë e pavarur, e pandashme dhe sovrane. Kufijtë tanë janë shënjuar me humbjen e mijëra fëmijëve, grave e burrave, jetët e pafajshme të të cilëve u morën nga regjimi gjenocidal i Serbisë. S’mund të ketë neutralitet mbi këtë të vërtetë”, ka shkruar ajo në Twitter./21Media

 

Back to top button