Kujdes nga virusi që po sulmon WhatsApp-in

Ditët e fundit është zbuluar një virus i ri që po sulmon aplikacionin e mesazheve  WhatsApp, veçanërisht në celularët që kanë sistemin operativ Android. Për këtë arsye, përdoruesit e këtij lloji smartphone duhet të jenë shumë më vigjilentë për të shmangur dëmtimet dhe shqetësimet në aplikacionet e tyre.
Virusi vjen përmes telefonave që kopjojnë marka prestigjioze dhe janë lehtësisht të disponueshëm në treg. Janë identifikuar të paktën katër lloje të ndryshme modelesh të cilat kanë disa viruse që sulmojnë drejtpërdrejt aplikacionin e mesazheve.
Referencat e falsifikuara ku është gjetur malware janë këto: P48pro, radmi note 8, Note30u dhe Mate40, siç raportohet nga portali ekspert i teknologjisë Genbeta , i cili sqaroi se virusi sulmon dy skedarë: “/system/lib/libcutils .so ” dhe “/system/lib/libmtd.so”./21Media

Back to top button