Kurti i pret në takim Lajçakun e Escobarin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do t’i presë në takim të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Takimi nis në orën 15:00.
Ndërkaq, edhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do t’i pres në takim Lajçakun e Escobarin me fillim nga ora 14:00.
Kujtojmë që, dje Escobar u takua me Presidenten Osmani si dhe me krerët e partive opozitare./21Media

Back to top button