Kuka: Medaljet e arta zbritën në tokën e bekuar shqiptare

Me ceremoni shtetërore u priten xhudistët që Kosovës ia sollën dy medalje të arta olimpike.
Trajneri, Driton Kuka thotë se çdo kthim në vendlindje pas çdo udhëtimi zgjon ndjeja të veçanta.
Ai në llogarinë e tij “Facebook” ka shkruar se medaljet e arta zbritën në tokën e bekuar shqiptare.
“Arritja në atdhe. Medaljet e arta zbritën në tokën e bekuar Shqiptare! Organizim i shkëlqyeshëm dhe pritje dinjitoze nga Kryeministri Kurti. Çdo kthim në vendlindje pas çdo udhëtimi zgjon ndjenja të veçanta! Tri medalje të Arta Olimpike tani më për Kosovën. Krenari pa fund! Shumë faleminderit të gjithë ju që ishit në pritjen e heronjëve tanë!”, ka shkruar Kuka.
Kosova në lojërat olimpike “Tokio 2020” u përfaqësua me pesë xhudistë dhe fitoi dy të arta, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova dhe një vend të shtatë, Akil Gjakova.
Kampionët e Tokios po ndjekin gjurmët e Majlinda Kelmendit, e cila fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike 2016 në Rio./21Media

Back to top button