Kuka mposhtet në Evropianin e xhudos

Loriana Kuka është njoftuar me humbjen në Kampionatin Evropian të xhudos që po zhvillohet në Montpellier të Francës.
Në kuadër të kategorisë deri në 70 kilogramë, Kuka u mposht nga xhudistja holandeze, Sanne Van Dijke.
Kuka në raundin e parë ishte e lirë, kurse në të dytin e mposhti suedezen, Anna Bernholm, para se të pësonte humbje nga Van Dijke.