Kuka mposhtet nga xhudistja austriake

Xhudistja jonë, Loriana Kuka është njoftuar me humbje në Grand Slam-in që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në kuadër të kategorisë deri në 70 kilogramë, Kuka u mposht në raundin e dytë nga austriakja, Michaela Polleres.
Ndërkaq, në raundin e parë Kuka e mposhti xhudisten nga Holanda, Sanne Vermeer.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?