Kuka pas eliminimit të Krasniqit: Garuesit tanë nuk po lejohen të fitojnë

 

Trajneri i xhudos Driton Kuka ka reaguar pas eliminimit të Distria Krasniqit në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror që po mbahet në Budapest ë Hungarisë.

Kuka ka thënë se performanca e “Disit” nuk ishte ajo që ishim mësuar ta shohim por se ajo do të jenë në formën e saj më të mirë për Lojërat Olimpikë “Tokio 2020”

“Shënoi 3 fitore e pësoi në gjysmëfinale nga Japonezja e mandej për medalje nga Mongolja. Rezultati do ishte i jashtëzakonshëm për çdo sportist tjetër për Kosovën por realisht Distria është garuese nga e cila në çdo garë pritet medalje e rrjedhimisht edhe në Botëror! Performansa e Disit nuk ishte ajo që jemi mësuar në shumë gara këto vitet e fundit por jam i bindur që do jetë në pikun e saj në Lojëra Olimpike!”, ka thënë Kuka.

Kuka më tutje ka thënë se në muajt e fundit po vërehet një tendenc që në luftërat e barabarta, garuesve nga Kosova po iu mohohet fitorja.

“Lufta për medalje ishte realisht e Disit por një tendencë e lehtë karshi ekipit tonë po vërehet në disa gara këta muajt e fundit në luftërat e barabarta garuesit tonë nuk po lejohen të fitojnë.Por kjo do na jep kurajo e motiv të punojmë edhe më shumë edhe më fortë! Disi mbetet heroina jonë e viteve të fundit dhe ajo do vazhdoj edhe më tutje me rezultate e medalje.”, ka thënë në fund Driton Kuka.

Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi, ka përfunduar në vendin e pestë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Back to top button