Kuka pas medaljeve në Grand Slam: Po ecim sigurt drejt Parisit

Me Loriana Kuka-n që fitoi medalje e bronztë të dielën në Grand Slam-in e xhudos në Abu Dhabi, ka përfunduar edhe paraqitja e xhudistëve të Kosovës në këtë garë.
I kënaqur me këto arritje është shprehur trajneri Driton Kuka, i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se tashmë ekipi është i gatshëm dhe po ecën sigurt drejt Lojërave Olimpike të viti 2024 në Paris.
“Grand Slam Abu Dabi 2022 përfundoi. Loriana Kuka e shkëlqyeshme sot. Medalja e saj e Grand Slam-it pas më se dy vitesh. Kategoria 78 kg, 490 pikë olimpike dhe drejt Parisit tani po ecim të sigurt. Ekipi po ndërtohet prapë për Lojëra Olimpike.”, ka shkruar Kuka.
Kuka ka përmendur edhe xhudistët tjera për sukseset e arritura si Nora Gjakova dhe Laura Fazliu
Trajneri më i mirë i xhudos në botë ka renditur medaljet zyrtare që Kosova i ka fituar gjatë këtij viti në xhudo:
Distria Krasniqi 52 kg
Kampionati Botëror e bronztë
Kampionati Evropian e bronztë
Lojërat Mesdhetare e artë
Laura Fazliu 63 kg
Nënkampione Evropiane e argjendtë
Lojëra Mesdhetare e artë
Loriana Kuka 78 kg
Lojëra Mesdhetare e artë
Akil Gjakova 73 kg e Flaka Loxha 57 kg
Lojëra Mesdhetare të bronztë
Kurse për grupmosha sivjet nderin e mbrojti Dardan Cena i bronztë nga Kampionati Evropian U21./21Media

Back to top button