Kuka pas suksesit në Lojërat Olimpike falënderon heronjtë e tij

Trajneri i xhudos Driton Kuka tha se ende nuk i besohet për suksesin e arritur në Lojërat Olimpike 2020 Tokio.
Kuka në një postim në rrjetet sociale ka falënderuar nga zemra xhudistët, për të cilët ka thënë se sa herë është lutur për ta e sot shohin Kosovën ku e kanë ngritur.

“2 të Arta e një vend i 7 për shtetin me më pak se 2 milionë banorë. Dhe kjo sështë e tëra! Çfarë e arriture në radhitjen e shteteve me medalje të arta në sportin ku shtetet investojnë me dhjetra e qindra miliona Euro! Kosova vetëm pas Japonisë e para Frances,Rusisë … e para 200 e më shumë shteteve dhe e gjithë kjo në Lojëra Olimpike” ka shkruar Kuka në Facebook.
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medaljet e arta në kategoritë 48, respektivisht 57 kilogramë duke shënuar sukses historik për Kosovën. Akil Gjakova u rendit i shtati, kurse Majlinda e Loriana u mposhtën në raundet e para./21Media
Back to top button