​Kuka thirrje publike edhe për deputetët e Kuvendit të Kosovës

Trajneri i xhudos, Driton Kuka përmes një statusi në Facebook ka ururar që deputetët të krijojnë sa më parë institucionet.

Ai pas kësaj ka thënë se ministrin e ardhshëm të sportit e presin disa puna.

“Për një javë të mbarë …

Me shpresë që Deputetët do reflektojnë për të formuar institucionet që aq shumë i nevojiten Kosovës sonë, dy fjalë për sportin dhe çka e pret Ministrin e ardhshëm të sportit!

Ajo për çka shumë kemi folur dhe diskutuar që për ecjen para të sportit sidomos për grupmosha duhet ndërtuar Kodin buxhetor të veçantë për sportin nga niveli qendror si çdo vend në Botë në mënyrë që nga ky Kod buxhetor të shkojnë mjetet në Komuna direkt për sportin gjegjësisht klubet!”, ka shkruar Kukan ë Facebook.

“Performansa e grupmoshave të reja ka ngecje shumë serioze dhe investimi në klube e sidomos trener të grupmoshave ěshtë e vetmja dritë në tunel sipas meje!

EYOF në Shkup dhe rezultatet atje,do duhej të shkundin mirë çdo pore të institucioneve sportive në vend!”, ka përfunduar ai./21Media

Back to top button