Kuka uron Kosovën: Shembull se si luftohet për fitore

Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, ka reaguar pas fitores së Kosovës ndaj Sllovakisë, duke e cilësuar këtë sukses si një arritje që shkon përtej sportit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka theksuar se kjo fitore është një shembull i qartë i luftës për sukses dhe përkushtimit të sportistëve, të cilët vazhdojnë të japin emocione pozitive për vendin.
Kuka ka vënë në pah se në një periudhë kur dominojnë lajmet negative në botë, sportistët kosovarë po arrijnë të sjellin krenari dhe motivim për të gjithë qytetarët. Ai ka uruar Kosovën për këtë sukses, duke e shoqëruar mesazhin me simbolet kombëtare.