Kuleba bën thirrje për sanksione në përgjigje të ‘masakrës’ në Bucha

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba i ka kërkuar botës t’i përgjigjet “masakrës” që ai thotë se ka ndodhur në qytetin Bucha, afër Kievit.
“Rusët synojnë të eliminojnë sa më shumë ukrainas që të munden”, tha ai në një postim në Twitter, duke i bërë thirrje grupit G7 të vendeve më të pasura në botë që të vendosin sanksione ndaj Rusisë si përgjigje.
Më vete, Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel ka përdorur gjithashtu fjalën “masakër” për të përshkruar skenat e zbuluara në Bucha pasi forcat ruse u tërhoqën nga qyteti.
Michel ka thënë se BE do të vendosë sanksione si përgjigje dhe po ndihmon në përpjekjet për të mbledhur prova për përdorim në gjykatat ndërkombëtare./21Media

Back to top button