Kuleba: Kanadaja mbështet Ukrainën në të gjitha frontet

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se zhvilloi një telefonatë me ministren e Punëve të Jashtme kanadeze, Melanie Joly ku diskutuan për agresionin rus kundër Ukrainës.
Në një postim në Twitter, Kuleba tha se ai dhe Joly ranë dakord që presioni i sanksioneve ndaj Rusisë do të rritet.
“Kanadaja mbështet Ukrainën në të gjitha frontet”, shtoi ai, përcjell rtv21.tv
Të premten, kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi më shumë sanksione ndaj pesë shtetasve rusë, përfshirë Roman Abramovich dhe tha se 32 kompanive ruse dhe entiteteve qeveritare do të ndalohen të marrin pajisje ose furnizime mbrojtëse.
Siç raporton BBC, Trudeau tha gjithashtu se qeveria kanadeze po shikon një numër opsionesh për të ndihmuar qytetarët ukrainas dhe nuk do të përjashtonte një transport ajror./21Media

Back to top button