Biden: Do të mirëpresim refugjatët ukrainas me krahë hapur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden është zotuar të vazhdojë furnizimin me armë, ushqime dhe para për të ndihmuar Ukrainën.
Në një postim në Twitter, Biden tha se SHBA do të mirëpresë refugjatët ukrainas me krahë hapur, përcjell rtv21.tv
Më herët të hënën, Biden tha se SHBA po siguronte dhjetëra mijëra tonë furnizime humanitare në baza ditore.
Të premten, Biden nënshkroi një paketë shpenzimesh emergjente që parashikonte 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, rreth gjysma e së cilës ishte për ndihmë ushtarake.
Të hënën, CNN raportoi gjithashtu se administrata Biden po shqyrtonte përshpejtimin e procedurave të imigracionit për ukrainasit e zhvendosur me lidhje me SHBA./21Media

Back to top button