Kultivimin e kanabisit e shndërruan në biznes familjar, arrestohen babë e bir

Policia ka bërë të ditur se sot janë arrestuar babë e bir nga Durrësi pasi që kultivimin e kanabisit e kanë shndërruar në biznes familjar.
Të pandehurit jetonin në Shën Vlash të Durrësit në katin e katërt të vilës, ku edhe e kishin realizuar kultivimin e bimëve narkotike, shkruan ora news.
Policia e Durrësit me të marrë informacionin ka shkuar te të dyshuarit, ku kanë realizuar operacionin ”Meshigli”.
Policia ka sekuestruar, 15 kg e 100 gramë lëndë e dyshuar kanabis sativa të tharë dhe e gatshme për tu shitur, ndërsa 254 bimë narkotike kanë qenë në proces rritje. Përveç kësaj, policia ka identifikuar një lidhje të paligjshme energjie që është përdorur për të furnizuar llambat e rritjes së kanabisit.

Back to top button