Kultivon bimë narkotike në garazhin e tij, arrestohet një person në Rahovec

Dje rreth orës 13:30 pas një kontrolli nga Policia e Kosovës në garazhdën e një personi në Rahovec janë gjetur dhe sekuestruar 9 bimë të dyshuara si Kanabis Sativa, një poç elektrik dhe një reflektor i vogël.
Policia ka arrestuar të dyshuarin kurse, bimët e dyshuara në vendin e ngjarjes janë asgjësuar me djegie, ndërsa me rekomandim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti cazhdon të hetohet./21Media 

Back to top button