Kultivonte kanabis në shtëpi, një i arrestuar

 
Policia ka bërë të ditur se mbrëmë është arrestuar një burrë nga Kaçaniku, pasi që në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar katër bimë të dyshuara, të llojit kanabis sativa.
”Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button