Nuk posedonte dokumentacion doganor, i konfiskohet vetura
Policia ka bërë të ditur se dje njësitë policore kanë ndaluar një veturë pa targa në Junik, të cilën e drejtonte një burrë kosovar.
”Gjatë kontrollit është vërejtur se vetura nuk posedonte dokumentacionin e rregullt doganor. Me urdhër të prokurorit vetura është konfiskuar, kurse i dyshuari është liruar”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Rasti vazhdon në procedurë të rregullt./21Media