“Kumanova”, prokuroria publike pranon vetëm një dëshmitar nga pala mbrojtëse

Vetëm një person është pranuar si dëshmitar nga Prokuroria Publike

Vetëm Shenasi Mehmeti është pranuar si dëshmitar nga Prokuroria Publike, ndërsa të gjitha propozimet tjera të palës mbrojtëse janë hedhur poshtë nën arsyetim se një pjesë e tyre nuk do të ndryshojnë gjendjen faktike, derisa një pjesë tjetër nuk janë propozuar në kohën e duhur, shkruan TV21.TV

Ndryshe Shenasi Mehmeti i punësuar në shërbimet e inteligjencës supozohet të jetë dëgjuar në bisedat e përgjuara derisa është duke biseduar me disa nga pjesëtarët e grupit.

Pala mbrojtëse në seancën paraprake propozoi që si dëshmitarë të ftohen funksionarë të lartë të shtetit dhe të partive politike si Ali Ahmeti, Artan Grubi, Gordana Jankulovska, Sasho Mijallkov dhe të tjerë./21Media

Back to top button