Kunatat e bëjnë nusen për spital
Dje rreth orës 11:00 në Rahovec një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që është sulmuar fizikisht nga dy kunatat e saj.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjakovë, Nysret Xhurkaj për portalin rtv21.tv ka treguar se rasti në Polici është raportuar nga babai i viktimës.
Xhurkaj ka njoftuar se viktima bashkë me fëmijët janë strehuar te prindërit e saj.
“Në bashkëpunim me Qendrën për pune sociale janë marrë dy fëmijët e viktimës të moshës 3 dhe 1 vjeçare dhe me vullnetin e saj viktima bashkë me femijet është strehuar te prindërit e saj ne fshatin Ratkoc”, ka thënë Xhurkaj.
Në lidhje me rastin Policia ka arrestuar njërën nga të dyshuarat dhe intervistuar për rastin e cila mohon në tersi veprën ndërsa e dyshuara tjetër nuk është hasur në shtëpi , të njëjtës ju është lënë ftesa të paraqitet në stacionin policor në Rahovec me qellim të intervistimit./21Media