Kunati vret më sëpatë 44 vjeçaren

Një grua 44 vjeçe ka vdekur si pasojë e goditjes më sëpatë nga kunati i saj.

Ngjarja ka ndodhur  të mërkurën rreth orës 13:00 në fshatin Kusarth të Elbasannit. Policia e Shqipërisë njofton se i dyshuari 58 vjeçar është arrestuar.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë patrullimit në territor, në zonën komunitare, në fshatin Bradashesh, kanë konstatuar një shtetas, me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap. Shërbimet e Policisë janë vënë vënë në ndjekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit T. T., 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe e kanë shoqëruar atë në Komisariat. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen A. Q., 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit./21Media

Back to top button