Kundërpërgjigjet Bajrami, publikon bisedat e Mimoza Kusarit me Radoiçiqin: Lajmerohuni kur t’i kryeni pazaret

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami iu është përgjigjur reagimeve të LVV-së dhe të Presidencës ndaj saj lidhur me një deklaratë që Bajrami ka bërë për Presidenten Vjosa Osmani
Ajo në Facebook publikoi bisedën e Mimoza Kusari Lila me Milan Radoiçiqin.
“Qe kush është me Listen Serbe dhe kush po më tregon mua për Radojiçiqin! Lajmerohuni kur t’i kryeni pazaret dhe mandatin që e keni marrë me votë të Adem Hoxhes. Kaq!”, shkroi ajo në një postim në Facebook.
Donika Kadaj Bujupi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj kritikave të Bajramit për Osmanin, duke thënë se “Mbetet të besohet se nuk i ka llogaritur mirë fjalët dhe emocionet, sepse vështirë të besohet që dikush të mos ketë problem me Listën Serbe, por të ketë problem me Presidenten e vendit të vet.”
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, fillimisht në një emison ka deklaruar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nuk ka më vend në këtë subjekt politik.
Sipas saj, Osmani mban përgjegjësinë kryesore për rezultatin e dobët të LDK-së në zgjedhjet e vitit 2021./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?