Kupa Botërore e Universiteteve, sot ndeshjet e para të ekipeve tona
Sot janë ndeshjet e para të ekipeve tona, përkatësisht të Universitetit të Prishtinës, në Kupën Botërore Universitare në hendboll.
Prej orës 15:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, hendbollistet luajnë me universitetin spanjoll, UCLM. Me ekipin spanjoll luajnë edhe hendbollistët, prej orës 19:30 në palestrën “1 Tetori”.
Federata e Hendbollit e Kosovës tha se hendbollistet dhe hendbollistët janë gati për të nisur me fitore.
“Përkrahja nga tribunat do të ishte me shumë vlerë, andaj jeni të ftuar që të na përcjellni nga afër. Ju mirëpresim”, thuhet në njoftim./21Media