Nesër varroset ish-kryeministri Shinzo Abe

Me flamuj në gjysmështizë, Japonia mbajti zi për vrasjen e ish-kryeministrit Shinzo Abe të hënën.
Tre ditë pasi 67-vjeçari u vra në një tubim elektoral, trupi i Abe u dërgua në Tempullin Zojoji në Tokio. Një funeral privat është planifikuar të martën.
Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken u takua me kryeministrin aktual, Fumio Kishida gjatë një ndalese të shkurtër të hënën për të shprehur ngushëllime në emër të Presidentit, Joe Biden.
“Kam ndarë me kolegët tanë japonezë ndjenjën e humbjes, ndjenjën e tronditjes që ne të gjithë ndiejmë – njerëzit e lidhur ndjejnë – në këtë tragjedi të tmerrshme”, tha Blinken. “Por kryesisht, unë erdha me urdhër të presidentit, sepse më shumë se aleatë, ne jemi miq. Dhe kur një mik lëndohet, shfaqen miq të tjerë.”
Tetsuya Yamagami, një 41-vjeçar i papunë, u identifikua nga policia si njeriu që iu afrua Abe dhe hapi zjarr gjatë një fjalimi të fushatës në qytetin Nara të Japonisë perëndimore. Sulmi, i kapur në video, tronditi një komb ku dhuna me armë është e rrallë./21Media

Back to top button