Kupa e Amerikës: Brazili siguron kualifikimin me fitore kundër Kolumbisë

 
Pas ndeshjeve të xhiros së tretë dhe të fundit Euro 2020, ku u mësuan edhe çiftet e fazës së eliminatoreve, një tjetër garë interesante është duke u zhvilluar, ku në kuadër të Kupës së Amerikës, Brazili siguroi kualifikimin për 1/8 e finales me fitore kundër Kolumbisë.
Me fillim nga ora 02:00 pas mesnate, në stadiumin “Olimpico Nilton Santos” të Rio de Zhanieros, Brazili zhvilloi ndeshje kundër Kolumbisë, të cilën e fitoi me rezultat të ngushtë 2:1.
Fillimisht, ishin kolumbianët ata që kaluan në epërsi të parët, ku në minutën e 10’ mesfushori Luis Diaz shënon për 1:0. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, kurse pjesën e dytë e filluan më mirë Brazili, ku e gjetën golin e barazimit në minutën 78’ përmes sulmuesi të Liverpoolit, Roberto Firminos.
Brazilianët nuk u ndalën me kaq, në minutën e 90+10’ shtesë, mesfushori i Real Madridi Casemiro shënoi golin e dytë për Brazilin dhe të fundit të ndeshjes, duke ia siguruar Brazilit tri pikët e plota.
Aktualisht, në Grupin B të Kupës së Amerikës, Brazili zë vendin e parë me 9 pikë, ku ndiqet nga pas nga Kolumbia me 4 pikë, po aq sa edhe Peru në vendin e tretë, ndërsa me nga dy pikë janë Ekuadori dhe Venezuela në pozitat katër dhe pesë.
Golat e ndeshjes mes Brazilit dhe Kolumbisë:


Brazili – Roberto Firmino, minuta e 78’, 1:1.
https://twitter.com/zi_988/status/1407877146509447172
Brazili -Casemiro, minuta e 90+10’, 2:1.
https://twitter.com/ManuDaGoat/status/1407881481205190657

Back to top button