Kupa e Kosovës: Gjysmëfinalet e para

 Nesër takohen Prishtina-Llapi dhe Dria-Ramiz Sadiku
Nesër do të zhvillohen dy gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës në futboll. Ndeshja kryesore është ajo ndërmjet Prishtinës dhe Llapit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa në takimin tjetër Drita pret Ramiz Sadikun në Gjilan. Të dy takimet fillojnë prej orës 14:00, ndërsa ndeshjet e kthimit zhvillohen një javë më vonë. Edhe në këtë edicion fituesi i Kupës së Kosovës siguron kualifikimin në garat ndërkombëtare./21Media

Back to top button