Kupa e Ligës angleze, Arsenali do të kërkojë fitoren e parë këtë sezon
Kupa e Ligës angleze EFL rikthehet sot me tri përballje interesante, ndër to West Brom dhe Arsenal.
Arsenali do të kërkojë fitoren e parë në sezonin 2021/22 sot si mysafir kundër West Brom në stadiumin ”The Hawthorns”.
Pas dy humbjeve në Premier Ligë, fillimisht në ndeshjen hapëse kundër Brentfordit 2:0, dhe javën e kaluar kundër Chelseat po ashtu me rezultat të njëjtë, trajneri Mikel Arteta do të kërkojë me çdo kusht fitoren që do t’i dhuronte skuadrës së tij vetëbesim për ndeshjen e radhës kundër Manchester Cityt.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe përballja mes Newcastle United dhe Burnley.
Programi i plotë:
20:45 Newcastle United – Burnley (Stadiumi St. James Park)
20:45 Newport – Southampton (Stadiumi)
21:00 West Brom – Arsenal (Stadiumi The Hawthorns)