1 muaj paraburgim ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e 18 vjeçares
Gjykata Themelore në Ferizaj sot ka informuar se të dryshuarit për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj, Dardan Krivaqës i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij. me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, pastaj edhe dhunë fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë, ndërsa i pandehuri A.S. gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes, e i cili edhe ka marr pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur.”, ka inforuar gjykata.
Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, siç është informuar, qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit të parapara në nenin 187 paragrafi 1 nen paragrafi 1.1 të KPPK-së, nga fakti se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, për të cilën dyshohet.
Dardan Krivaqa po dyshohet për vrasjen M.O, e cila është vrarë të dielën. Ndërsa, i dyshuari tjetër për këtë vrasje është Arbër Sejdiu, të cilit dje i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh./21Media