Kupa e Mbretit, këto janë ndeshjet e sotme

Kupa e Mbretit rikthehet sot me dy ndeshje interesante, të vlefshme këto për fazën e çerekfinales.
Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00, ku skuadra e Rayo Vallecanos e pret në shtëpi Mallorcan.
Po ashtu, në këtë ndeshje pritet të debutojë edhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili në këtë janar kaloi nga Lazio te Mallorca.
Krahas këtij takimi, me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet edhe përballja mes skuadrës së Valencias dhe asaj të Cadizit.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Kupën e Mbretit e gjeni më poshtë.
20:00 Rayo Vallecano – Mallorca (Stadiumi Campo de Futbol de Vallecas)
21:00 Valencia – Cadiz CF (Stadiumi de Mestalla)

Back to top button