Kupa e Shqipërisë/Vllaznia shënon fitore, Laçi ndalet nga Egnatia

Kanë përfunduar dy ndeshjet e programit të sotëm të fazës së çerekfinales së Kupës së Shqipërisë, ku kemi pasur disa rezultate tejet interesante.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Egnatias ka arritur që në ndeshjen e parë si vendase kundër Laçit, të sigurojë një barazim të vlefshëm 1:1.
Krahas këtij takimi është zhvilluar edhe përballja mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, në të cilën triumfuese doli kjo e fundit me rezultat 2:1.
Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më datën 9 shkurt, me fillim nga ora 13:30.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Kupën e Shqipërisë i gjeni më poshtë.
Egnatia 1 – 1 Laçi
Flamurtari 1 – 2 Vllaznia

Back to top button