Kupina: Bartës i listës së LVV-së është Albin Kurti

 

Pas raportimit në disa media se Vjosa Osmani do ta udhëheq listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar këshilltari i saj, Bekim Kupina.

Ai ka thënë se Albin Kurti është bartës i listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Zonja Vjosa Osmani në listën e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje e mbanë numrin 2. Ndërkaq kandidat i kësaj Liste për Kryeministër dhe bartës i saj është z. Albin Kurti.”, ka deklaruar Kupina.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, përfundimisht nuk do të mund të konkurojë për deputet në listën zgjedhore të partisë së tij për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kjo në bazë të vendimit të Gjykatës Superme e cila vërtetoi se çdo kush që është i dënuar në tri vitet e fundit me një vendim gjykate të shkallës së prerë nuk do të mund të konkurojë në këto zgjedhje. Vendimi i lëshuar nga Supremja pasoi me moscertifkimin e Kurtit nga KQZ-ja. /21Media

Back to top button