“Kur nata vjen e je vet, çfarë të mundon babi”, vajza i shkruan Jakup Krasniqit

 
Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit i cili po qëndron në paraburgim në Hagë, ia ka kushtuar vargje babait të saj.
Në Facebook, shkrimin Gresa e ka shoqëruar me një fotografi të babait e shkrepur vite më parë.
“A u lodhe babi?
Duke luftuar për të drejtën dhe jetën, duke luftuar të keqën për të mirën?
Babi a u lodhe duke shpresuar për liri?
A u lodhe duke i dhënë forcë vetës për te vazhduar jetën për hir të tjetrit.
Edhe sa duroka njeriu babi?
Sa dhemb liria babi? Askush më mirë se ti sdi të përgjigjet.
Sa dhemb e mira babi, se ishe i mirë gjithnjë
Pse mirësia vret e ligësia triumfon?
Çka është drejtësia babi?
Na the të jemi të drejt, po çfarë është e drejt dhe çfarë jo? Si ta dallojmë të mirën nga e keqja?
Çfarë e dallon gëzimi nga hidhërimi?
A je mirë babi?
Kur nata vjen e je vet, çfarë të mundon babi?
Plagët që ti shkaktoj jeta, kush ti shëron babi?
Do bëhesh 71 vjet shpejt, kur dhemb shpirti e trupi si ja bënë babi?
Ku e gjen forcën të jesh i mirë kur e keqja mbulon botën.
A je mirë babi? Kur mëngjesi vjen e do të ngrihesh, çka të gëzon?
Thonë koha shëron dhimbjen, por dhimbjen pa fund kush e shëron?
A je i fortë babi?
Kur te thyhet shpirti e mbasditet zor i kalon, a qesh dot babi kur shpirti vajton?”, ka shkruar Gresa Krasniqi në Facebook.

Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Lajmi u bë i ditur përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare te Dhomave të Specializuara./21Media

Back to top button