Kur rikthehet Kosova në fushë?
Kombëtarja e Kosovës i zhvilloi katër ndeshja brenda pak ditëve në këtë muaj, të cilat ishin të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Nga këto katër ndeshje, Kosova mori dy fitore dhe dy humbje, rezultate këto që e rrëzuan objektivin e “Dardanëve” për t’u renditur në vendin e parë në Grupin 2 të Ligës C.
Më 2 qershor, Kosova triumfoi ndaj Qipros në udhëtim me rezultat 2-0, pastaj u mposhtën në Prishtinë nga Greqia më 5 qershor. Në ndeshjen e tretë, “Dardanët” luajtën sërish në “Fadil Vokrri” më 9 qershor ku e mposhtën Irlandën e Veriut me rezultat 3-2 dhe në fund me 12 qershor u mposhtën sërish nga Greqia në udhëtim me rezultat 2-0.
Trajneri Alain Giresse dhe të përzgjedhurit e tij do të rikthehen sërish në fushë në muajin shtator për t’i zhvilluar dy ndeshjet e fundit të këtij grupi.
Më 24 shtator “Dardanët” do të luajnë në udhëtim ndaj Irlandës së Veriut dhe pastaj do ta mbyllin këtë kampanjë më ndeshjen kundër Qipros në Prishtinë më 27 shtator 2022.