”Kurdo që merren vesh PDK-LDK Kuvendi mund të shpërbëhet”

Selmanaj nuk beson që do të rrëzohet Qeveria

Analisti politik, Driton Selmanaj në RTV21 tha se ne fakt sjelljet e tilla tregojne tregojnë nivelin e  politikbërjes në Kosovë. Sipas tij PDK dhe LDk kurdo që merren vesh mund ta shpërbejnë Kuvendin dhe kurdo që mirren vesh vendi mund të shkojë nëzgjedhje.

Selamanaj më tutje tha se nuk beson që do të rrëzohet Qeveria, sepse siç tha deri tani PDK-ja ka thënë se vendi duhet të marrë vendim të ri. ”Demarkacioni mund të vijë sot apo nesër atëherë cila eshte ideja që të rrezohet Qeveria. Ky koalicion ka qenë  i panatyrshëm, PDK-LDK  kanë dallime te shumta”, tha ndër të tjera Selamanaj, shkruan rtv21.tv

Ndërkohë, në sallën e Kuvendit të Kosovës sapo filloi senaca e jashtëzakonshme në të cilën do të  votohet për mocionin e mosbesimit të Qeverisë.

Ndryshe, mocioni me 42 nënshkrime është dërguar në kryesinë e Kuvendit nga grupet parlamentare të Nisma-s për Kosovën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje dhe disa deputetë tjerë, përfshirë dhe tre deputetë të PDK-së./21Media

Back to top button