Kurorëzimi i Mbretit Charles III do të bëhet në maj
Kurorëzimi i Mbretit Charles III do të mbahet më 6 maj, në Westminster Abbey, njoftoi Buckingham Palace.
Camilla, bashkëshortja e Mbretit, do të jetë përkrahtij dhe gjithashtu do të kurorëzohet në ceremoninë historike.
Mbreti Charles III u bë monark kur vdiq nëna e tij, Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II, por kurorëzimi do të shënojë një festë simbolike të mbretërimit të tij.
Kurorëzimi i vitit të ardhshëm do të jetë i pari për gati 70 vjet – i fundit për Elizabeth II në qershor 1953 – dhe i pari që do të mbahet të shtunën që nga Eduardi VII në 1902.
Pallati Buckingham ka treguar se ceremonia do të kombinojë të lashtën dhe modernen – duke thënë se do të jetë “i rrënjosur në traditat e vjetra”, por gjithashtu “do të pasqyrojë rolin e monarkut sot dhe do të shikojë drejt së ardhmes”./21Media