Kurti: 11 vjet ka pasur pritje për reciprocitet

Pas akuzave të opozitës për shtyrjen e vendimeve për targat në veri dhe reciprocitetin me letërnjoftime me Serbinë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se 11 vjet ka pasur pritje për zbatimin e këtyre vendimeve, ndërsa tash për një muaj ka nxitim.
“ 11 vjet ka pasur pritje, ndërsa tash në më pak se një muaj ka nxitim. Ky një muaj qenka më i rëndë se ato 11 vjet. Për shkak të fushatës së madhe të dezinformimit që është bërë nga Beogradi, ne kemi pranuar te faktorët ndërkombëtarë që ta shtyjmë zbatimin e vendimin deri në shtator. Nga ne është bërë mjaftueshëm, por është zhvilluar një fushatë e egër nga Beogradi. Janë barrikada që vijnë nga lartë. Me punë dhe angazhim gjithçka do ta përmbyllim mirë. Ne jemi të vendosur në këtë që bëjmë. Në rrethanat që ndodhemi, e kemi marrë vendimin më të mirë të mundshëm. Më mirë me 1 shtator se hiç. E edhe më mirë do të ishte të zbatohej që nga viti 2011, kur u arrit marrëveshja në Bruksel”, tha Kurti/21Media

Back to top button