Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti: Ajo çka ndodhi dje rreth raportimeve për Mitrovicën duhet hetuar dhe hulumtuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, për raportimet e djeshme për komunën e Mitrovicës së Jugut, lidhur me rezultatet në zgjedhje, ka thënë se duhet të hetohen.

Kurti cilëson se prezantimi i “Exitpolleve gabimisht” nuk është thjesht huqje, sipas tij ato janë cenim i demokracisë dhe i zgjedhjeve të lira.

Teksa i ftoi organet e sigurisë që të hetojnë këtë çështje.

“Ajo çka ndodhi më 12 tetor rreth raportimeve për Mitrovicën duhet hetuar e hulumtuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për huqje, por një inxhiniering të paramenduar, për ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor. Exitpollet e prezantuara gabimisht me 16 pikë të përqindjes dallim e më tepër se aq nga më shumë se një organizatë dhe për të njëjtën komunë, dhe postimi i lajmeve të rreme se kush ishte fituesi ende pa u mbyllur vendvotimet, nuk janë thjeshtë huqje por ceni i demokracisë, i zgjedhjeve të lira dhe i integritetit e i sigurisë së shtetit tonë. I ftoj organet e sigurisë dhe drejtësisë të merren me këtë çështje”, tha Kurti në konferencën për media. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button