Të paktën dy të vrarë nga të shtënat në Roterdam
Të paktën dy persona u vranë në të shtënat në Roterdam, njoftoi policia në një konferencë për shtyp.
Më herët, departamenti i policisë së qytetit tha se kishte pasur disa vdekje, por nuk dha një shifër. Mbetet e paqartë nëse dikush tjetër është lënduar, raporton BBC, përcjell portali rtv21.tv
Një person i armatosur hapi zjarr fillimisht në një shtëpi dhe më pas në një qendër të madhe mjekësore universitare, tha policia
Stafi u pa duke ikur nga objekti mjekësor ndërsa policia bastisi ndërtesën. Lidhur me rastin u arrestua një 32-vjeçar./21Media