Kurti arrin në selinë e Vetëvendosjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në selinë e Vetëvendosjes, pak minuta para se të mbyllen qendrat e votimit.
Kurti është parë duke hyrë në selinë e VV-së, ndërsa nuk ka dhënë ndonjë prononcim për media.
Sot po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve komunale në 21 komuna të Kosovës.
VV garon në 12 komuna. Por, në raundin e parë, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur në asnjë komunë fitore pa balotazh./21Media

Back to top button